| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
I dërguari i ShBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Gazën pas tërheqjes së forcave izraelite
Vizita e Witkoffit dhe Cooperit kishte për qëllim konfirmimin e përfundimit të tërheqjes së forcave izraelite në zonat e dakorduara.
I dërguari i ShBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Gazën pas tërheqjes së forcave izraelite
I dërguari i ShBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Gazën pas tërheqjes së forcave izraelite / Reuters
11 Tetor 2025

I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Steve Witkoff dhe kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper, kanë vizituar Gazën.

E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportuan se vizita nga Witkoff dhe Cooper kishte për qëllim konfirmimin e përfundimit të tërheqjes së forcave izraelite në zonat e dakorduara.

Në një deklaratë, komandanti amerikan tha se ai bëri një vizitë në Gaza për “të informuar se si po ecim përpara për të krijuar një Qendër Koordinimi Civilo-Ushtarak (CMCC) të udhëhequr nga CENTCOM që do të sinkronizojë aktivitetet për të mbështetur stabilizimin pas konfliktit".

"Kjo përpjekje e madhe do të arrihet pa ushtarë amerikanë në terren në Gaza", tha Cooper.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë