| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Studentët belgë kundërshtojnë në gjykatë ndalimin e shamisë në shkollat provinciale
Ndalimi, i miratuar nga qeveria provinciale e Flandrës Lindore, do t’u ndalojë nxënësve në shkollat e mesme provinciale mbajtjen e shamisë në ambientet e shkollës.
Studentët belgë kundërshtojnë në gjykatë ndalimin e shamisë në shkollat provinciale
Studentët belgë kundërshtojnë në gjykatë ndalimin e shamisë në shkollat provinciale / AA
20 Shkurt 2026

Studentë në kampusin Richtpunt në Gent të Belgjikës kanë nisur procedura ligjore kundër ndalimit të shamisë që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm shkollor në shkollat provinciale në rajonin e Flandrës Lindore.

Ndalimi, i miratuar nga qeveria provinciale e Flandrës Lindore, do t’u ndalojë nxënësve në shkollat e mesme provinciale mbajtjen e shamisë në ambientet e shkollës.

Sipas transmetuesit publik VRT, studentët e kampusit Richtpunt argumentojnë se masa prek në mënyrë disproporcionale vajzat muslimane dhe cenon të drejtat e tyre themelore.

Meqenëse të miturit nuk kanë kapacitet ligjor për të nisur vetë procedura, ata përfaqësohen në gjykatë nga iniciativa qytetare “Shkolla Ime, Zgjedhja Ime”, ndërsa disa organizata të shoqërisë civile i janë bashkuar çështjes në mbështetje.

“Ndalimi i shamisë nuk është një masë neutrale, por një vendim që, në praktikë, çon në përjashtimin strukturor të vajzave muslimane nga arsimi. Ato detyrohen të zgjedhin mes arsimimit dhe identitetit”, tha Nadia El Omari nga iniciativa.

El Omari shtoi se debati mbi ndalime të tilla është përqendruar kryesisht te dukshmëria e vajzave muslimane në arsim dhe jo te simbolet fetare në përgjithësi.

“Shkollat që zbatojnë ndalime të tilla nuk pasqyrojnë realisht shoqërinë e sotme të larmishme”, u shpreh ajo duke paralajmëruar se kufizimi i diversitetit të dukshëm në shkolla rrezikon të dëmtojë dialogun, barazinë dhe pluralizmin mes të rinjve.

Sipas iniciativës, përpjekjet e muajve të fundit për dialog me përfaqësues politikë dhe vendimmarrës nuk prodhuan kompromis, çka çoi në vendimin për ndjekje ligjore.

Mohamed Amin Chaib, kryetar i Muslim Rights Watch Belgium, e cilësoi çështjen si simbolike, duke theksuar se ndalime të ngjashme në institucione të tjera arsimore flamande gjithashtu mund të kundërshtohen mbi baza të të drejtave të njeriut.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kupa e Botës 2026 pritet të gjenerojë mbi 80 miliardë dollarë ndikim ekonomik global
Prelati i Patrikanës Latine në Jerusalem: Vetëkrahasimi i Trumpit me Krishtin, i papranueshëm
Kryeministri britanik: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet bllokadën në Ngushticën e Hormuzit
Viktor Orban: Njeriu që sundoi Hungarinë për 16 vjet
Australia emëron shefen e parë të ushtrisë femër si një riorganizim historik të lidershipit
Lëvizja detare në Ngushticën e Hormuzit ndalet menjëherë pas njoftimit të bllokadës nga ShBA-ja
Të paktën 11 të vdekur nga cikloni tropikal Maila që ka goditur Papua Guinenë e Re
Trumpi paralajmëron: NATO-ja në shqyrtim serioz pas mungesës së ndihmës ndaj Iranit
Të paktën 11 të vrarë në sulmet e fundit izraelite në Liban
Papa Leo XIV dënon “iluzionin e gjithëfuqishmërisë” që nxit luftën ShBA–Izrael kundër Iranit
Artemis II kthehet me sukses në Tokë pas udhëtimit rekord pranë Hënës
Ish-sekretari amerikan: Netanyahu u kërkoi vazhdimisht presidentëve të ShBA-së të godasin Iranin
Macron dhe Papa Leoni diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme
Begaj takon shefin e ushtrisë italiane: Të bashkuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
OBSh-ja: Urdhrat e Izraelit për evakuim kërcënojnë jetën e mbi 450 pacientëve
Rusia: Nuk mund ta tradhtojmë Kubën, nuk do ta lëmë në mëshirë të fatit
Xhamia Al-Aksa rihapet për namazin e parë të xhumasë pas një mbylljeje disa javore
Nis zbatimi i plotë i sistemit të ri digjital të hyrje-daljeve në kufijtë evropianë
Presidenti iranian: Vlerësojmë qëndrimin e Türkiyes në dënimin e sulmeve brutale kundër Iranit
Takimi i Trumpit me shefin e NATO-s u shndërrua në një “tiradë fyerjesh”