| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Protestohet para selisë së Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës parlamentare
Protestuesit, të cilët shoqëronin me thirrje të ndryshme hyrjen e deputetëve në Kuvend, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, sipas tyre largimin e klasës aktuale politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Protestohet para selisë së Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës parlamentare
Protestohet para selisë së Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës parlamentare

Protesta kundër qeverisjes në vend, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura, është zhvendosur sot edhe para Kuvendit të Shqipërisë. 

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur para sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e fillimit të seancës parlamentare.

Protestuesit, të cilët shoqëronin me thirrje të ndryshme hyrjen e deputetëve në Kuvend, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, sipas tyre largimin e klasës aktuale politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "Parlamenti i krimit", "35 vjet shkatërrim, korrupsion, vjedhje dhe shpopullim", "Politika shqiptare duhet të shkulet me rrënjë që të ketë të ardhme Shqipëria" dhe të tjera.

Disa protestues tentuan të fusin në ambientet e jashtme të sallës së seancave plenare një kosh të mbeturinave, ndërkohë nuk u lejuan nga forcat e policisë. Gjithashtu u qëllua edhe me vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve.

Gjatë protestës para Kuvendit të Shqipërisë u angazhuan edhe dhjetëra forca policore.

Protestë edhe në Rrjoll

Ndërkohë, sot është mbajtur protestë edhe në zonën e Rrjollit në Qarkun Shkodër, kundër qeverisjes, kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura dhe kundër ndërtimeve ku qytetarët pretendojnë pronësinë.

Banorët e Rrjollit dhe aktivistët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik, në pronat ku pretendohet pronësia nga qytetarët, pa u dëmshpërblyer më parë familjet që pretendojnë pronat.

Sipas organizatorëve, gjithashtu edhe protesta "Shqipëria nuk është në shitje" do të mbahet edhe gjatë ditës së sotme në orët e pasdites.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë