| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Tërmet 6.1 ballë në Türkiye, nuk raportohet për viktima
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se nuk ka viktima, duke shtuar se kishte vetëm dy raste të vogla të shkaktuara nga paniku.
Tërmet 6.1 ballë në Türkiye, nuk raportohet për viktima
Tërmet 6.1 ballë në Türkiye, nuk raportohet për viktima / AA
28 Tetor 2025

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Balikesir të Turqisë perëndimore të hënën vonë, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i vendit.

Tërmeti ndodhi në orën 22:48 sipas orës lokale, tha AFAD.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u shprehu ngushëllimet e tij të prekurve. Ai tha se AFAD dhe agjencitë e tjera po kryejnë inspektime në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 5.99 kilometrash dhe u ndje në provincat përreth, përfshirë Istanbulin.

"AFAD dhe institucione të tjera përkatëse kanë filluar inspektimet në terren dhe raportet po shqyrtohen me kujdes", tha zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya  tha se nuk ka viktima, duke shtuar se kishte vetëm dy raste të vogla të shkaktuara nga paniku.

Ai theksoi se ekipet po punojnë për të rivendosur energjinë elektrike pas ndërprerjeve të energjisë elektrike në zonë.

Tre ndërtesa të papërdorura dhe një dyqan dykatësh që u dëmtuan në një tërmet të mëparshëm u shembën, tha ai, duke theksuar se askush nuk jetonte në ato ndërtesa.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë