Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

I kryesuar nga Romina Kuko e Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi i Partisë Demokratike, grupimi i ri parlamentar pasqyron historinë e gjatë të mbështetjes së Shqipërisë për Izraelin.

By
Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit / AA

Shqipëria bëhet kombi i 64-të që i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit, raporton media izraelite "Jerusalem Post".

Grupi i ri parlamentar do të punojë krah për krah me koalicionin ndërkombëtar të grupeve parlamentare pro Izraelit, sipas raportimeve, "për ta çuar përpara diplomacinë e bazuar në besim, dhe duke forcuar njëkohësisht mbështetjen për Izraelin”.

Grupi mbështetës ndërpartiak parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, do të quhet "Grupi i Aleatëve të Izraelit në Parlamentin e Shqipërisë".

Gjithashtu, theksohet se anëtarët pjesëmarrës të Parlamentit të Shqipërisë nënshkruan rezolutën zyrtare për grupimin mbështetës në fjalë.

“I kryesuar nga Romina Kuko e Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi i Partisë Demokratike, grupimi shënon një iniciativë të rrallë ndërpartiake që pasqyron historinë e gjatë të mbështetjes së Shqipërisë për popullin hebre dhe Izraelin", raportohet në media ndër të tjerash.