BE-ja i ofron mbështetje Shqipërisë për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike
Sipas delegacionit, Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe po shkëmben informacion, përfshirë pamje satelitore të siguruara përmes Copernicus.
Delegacioni i Bashkimi Evropian në Tiranë njoftoi sot se po monitoron me shqetësim situatën e përmbytjeve në Shqipëri.
Sipas delegacionit, Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe po shkëmben informacion, përfshirë pamje satelitore të siguruara përmes Copernicus.
Delegacioni shton se, në bashkëpunim me shtetet anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë mbështetje për popullin shqiptar në përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.