| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Siri-Rusi: Marrëveshje për riorganizimin e bazave ushtarake ruse
Ministria e Jashtme tha se marrëveshja parashikon menaxhim civil të Aeroportit Khmeimim dhe një pjese të portit të Tartusit, ndërsa objektet ushtarake do të bëhen qendra të përbashkëta trajnimi brenda tre muajsh.
Siri-Rusi: Marrëveshje për riorganizimin e bazave ushtarake ruse
Siri-Rusi: Marrëveshje për riorganizimin e bazave ushtarake ruse

Siria dhe Rusia kanë arritur një memorandum mirëkuptimi për riorganizimin e pranisë së Rusisë në bazat Khmeimim dhe Tartus në Sirinë perëndimore, pas rreth 18 muajsh negociatash, njoftoi të dielën Ministria e Jashtme siriane, transmeton Anadolu.

Sipas memorandumit, Siria do të marrë përsipër menaxhimin e objekteve civile, përfshirë Aeroportin Khmeimim dhe vendankorimin e katërt tregtar në portin e Tartusit, duke i integruar gradualisht në sistemin e administrimit civil, sipas Drejtorisë së Medias dhe Komunikimit të ministrisë, të cituar nga Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).

Bazat dhe objektet ushtarake do t’i nënshtrohen një transformimi funksional, ndërsa të dyja palët kanë rënë dakord t’i shndërrojnë ato nga baza ushtarake në qendra të përbashkëta për trajnime dhe kualifikim, në kuadër të marrëveshjeve të reja të hartuara për të ruajtur interesat e ndërsjella.

Memorandumi përcakton një afat maksimal prej tre muajsh për përfundimin e tranzicionit, pas së cilit do të hyjnë në fuqi marrëveshjet e reja, tha ministria.

Ajo e përshkroi marrëveshjen si “zhvillimin më të rëndësishëm” që nga fillimi i negociatave rreth një vit e gjysmë më parë, duke thënë se ajo hap rrugën për një fazë të re në marrëdhëniet siriano-ruse.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë