Kryeparlamentari i Iranit: Ende ka boshllëqe të mëdha me ShBA-në pavarësisht përparimit në bisedime
Në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror, Qalibaf tha se disa çështje me ShBA-në janë zgjidhur, por pikat kryesore mbeten të pazgjidhura.
Kryetari i Parlamentit të Irani, Mohammad Bagher Qalibaf, tha sot se mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara mbeten dallime të mëdha, pavarësisht përparimit në negociata.
Në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror, Qalibaf tha se disa çështje me ShBA-në janë zgjidhur, por pikat kryesore mbeten të pazgjidhura.
“Ne kemi arritur në përfundime për disa çështje, por ende ka boshllëqe të mëdha për të tjera dhe jemi larg një marrëveshjeje përfundimtare”, tha ai.
Qalibaf theksoi se qasja e Iranit bazohet në angazhime reciproke, hap pas hapi, nga të dyja palët.
“Nuk duhet të ndodhë që ne t’i përmbushim detyrimet tona dhe pastaj pala tjetër të mos bëjë asgjë në këmbim”, tha ai.
Ai shtoi se Irani ka mosmarrëveshje me SHBA-në për programin bërthamor të Teheranit dhe për Ngushticën e Hormuzit, por theksoi se vendi i tij mbetet i përkushtuar për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
“Ne kemi vullnet të mirë për një paqe të qëndrueshme”, tha ai.
Qalibaf gjithashtu deklaroi se lufta ShBA–Izrael nuk arriti objektivat e saj.
“Donald Trump nuk arriti objektivin e tij për ndryshim regjimi dhe shkatërrimin e kapaciteteve tona sulmuese dhe raketore. Irani nuk është Venezuela”, tha ai.
Raundi i parë i bisedimeve mes Iranit dhe ShBA-së u mbajt në Pakistani fundjavën e kaluar, ndërsa përpjekjet për një seancë tjetër në Islamabad janë duke vazhduar. Luftimet janë pezulluar që kur Pakistani ndërmjetësoi një armëpushim dyjavor më 8 prill.