| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk merr pjesë në pritjen e Trumpit për liderët botërorë në Nju Jork
Ngjarja u zhvillua në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Presidenti turk merr pjesë në pritjen e Trumpit për liderët botërorë në Nju Jork
Presidenti turk merr pjesë në pritjen e Trumpit për liderët botërorë në Nju Jork / َAA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të martën mori pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, për nder të delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ngjarja u zhvillua në hotelin Lotte Palace, në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Pritja u zhvillua pa praninë e mediave.

Më herët, Erdoğan mori pjesë në një takim për Iranin, të organizuar nga Trump në selinë e OKB-së dhe ku morën pjesë liderët e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Në takim morën pjesë liderë dhe ministra të Jashtëm nga Türkiye, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti, Omani, Egjipti, Siria, Iraku dhe Libani.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë