| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Spiropali në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive
“Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s”, deklaroi Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Spiropali në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive
Spiropali në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive / AA

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive.

Ministrja Spiropali ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

"Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të aleancës sonë përballë sfidave të mbrojtjes e sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar dhe angazhuar për forcimin e sigurisë kolektive. Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s", ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.

Kryediplomatja e Shqipërisë ka theksuar se mbeten të përkushtuar për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, sipas saj, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës.

Sipas njoftimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, takimi i sotëm konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të NATO-s përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike.

"Ministrja Spiropali do të ritheksojë rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm, duke nënvijëzuar angazhimin për përmbushjen e vendimeve të marra në Samitin e Hagës, lidhur me rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes. Spiropali do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e vendeve nënshkruese të Letër-Marrëveshjes për Korridorin VIII, si arterie strategjike e mobilitetit ushtarak", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Bruksel për të diskutuar përgatitjet për samitin që do të mbahet në korrikut në Ankara, për kërcënimet në rritje ndaj sigurisë kolektive dhe mbështetjen për Ukrainën.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Mucunski: Rruga drejt BE-së e parashikueshme, dinjitoze dhe e bazuar në kriteret evropiane
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Maqedoni e Veriut: Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mbush 25 vite
Shpallet epidemi e etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, shënohet viktima e parë
Kosovë, dy parti opozitare kërkojnë vazhdimin e seancës në Kuvend
Kryeministri Rama: Fakti që Serbia e ka humbur Kosovën është thjesht një fakt
Shqipëri, Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit
Shqipëria në flakë, nëntë vatra aktive
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad