Meksika nuk do të merr pjesë si anëtare e plotë në Bordin e Paqes

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum dërgon ambasadorin meksikan në OKB si vëzhgues.

By
Meksika nuk do të merr pjesë si anëtare e plotë në Bordin e Paqes / Reuters

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se vendi i saj nuk do të marrë pjesë si anëtare e plotë në grupin e udhëhequr nga ShBA-ja që mbikëqyr planin e armëpushimit në Gaza për shkak të mungesës së përfaqësimit palestinez në Bordin e Paqes.

"Duke pasur parasysh që ne e njohim Palestinën si shtet, është e rëndësishme që të dy shtetet, Izraeli dhe Palestina, të marrin pjesë. Nuk është kështu e vendosur", tha ajo në një konferencë për mediat.

Sheinbaum tha se vendi i saj do të dërgonte ambasadorin e Meksikës në OKB si vëzhgues.

"Ata na ftuan të merrnim pjesë si vëzhgues. Nëse nuk do të merrnim pjesë, atëherë të merrnim pjesë si vëzhgues. Dhe së bashku me ministrin e jashtëm, vendosëm që ambasadori ynë në Kombet e Bashkuara të merrte pjesë si vëzhgues", shtoi ajo.

Komentet e saj erdhën përpara takimit inaugurues të bordit të enjten në Uashington, DC.

Sheinbaum ka shprehur mbështetjen e saj për Palestinën, duke i përshkruar sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe popullit palestinez si gjenocid dhe duke bërë thirrje për zgjidhje me dy shtete.

Pavarësisht se ShBA-ja i kanë dhënë Izraelit të paktën 21.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor 2023, gjatë së cilës Izraeli ka vrarë më shumë se 71 mijë palestinezë, Trumpi njoftoi një organ të udhëhequr nga ShBA-ja që synon rivendosjen e paqes në rajon.

Bordi i Paqes përbëhet nga aleatë të vendosur të ShBA-së në Evropë, Lindjen e Mesme, Azinë Lindore dhe Amerikën Latine.