| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 567 mijë votues, ndërsa, për dallim nga këto zgjedhje, më 28 dhjetor deri në këtë orë kishin votuar më shumë se 760 mijë votues.
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Në Republikën e Kosovës janë mbyllur për qytetarët kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Kosovës (KQZ), deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar më shumë se 567 mijë votues. Për dallim nga këto zgjedhje, më 28 dhjetor deri në këtë orë kishin votuar më shumë se 760 mijë votues nga procesimi i njëjtë i vendvotimeve, apo nga rreth 98 për qind e tyre.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote ishte 2.092.174 votues prej të cilëve 1.959.962 qytetarë patën mundësi që të votojnë në njërën nga komunat e Kosovës nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes.

Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 132,212 votues prej të cilëve, 100.970 ishin regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3.518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27.724 patën mundësi votimi fizikisht në përfaqësi diplomatike më 6 qershor.

Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 949 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.550 vendvotime, prej të cilave 911 qendra me 2.498 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime për ta mundësuar votimin me kusht.

Në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit janë pjesë 21 subjekte politike me 902 kandidatë për deputetë. Nga numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara janë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Komisioni Qendror i Kosovës (KQZ) dhe autoritetet e tjera të vendit nuk njoftuan për ndonjë incident apo parregullsi serioze që do ta cenonte procesin e zgjedhjeve.

Rezultatet preliminare të procesit zgjedhor pritet të bëhen publike në orët në vijim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë