Konferencë në Shqipëri: "Viti i Familjes 2025 dhe viti 1500 hixhri pas lindjes së Hz. Muhammedit"

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e ftuar ishte autorja dhe trajnuesja nga Türkiye Merve Gulcemal, ndërkohë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve turke.

By
Konferencë në Shqipëri: "Viti i Familjes 2025 dhe viti 1500 hixhri pas lindjes së Hz. Muhammedit" / AA

Në Shqipëri është mbajtur konferenca me temë: “Viti i Familjes 2025 dhe viti 1500 hixhri pas lindjes së Hz.Muhammedit.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e ftuar ishte autorja dhe trajnuesja nga Türkiye Merve Gulcemal, ndërkohë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve turke.

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, në fjalën e tij foli mbi aktivitetet e institutit në Shqipëri.

Ai theksoi se në mbylljen e kalanderit të aktiviteteve për vitin 2025 menduan të bëjnë një aktivitet të tillë të çmuar.

"Ky aktivitet u ideua posaçërisht sepse viti 2025 u shpall si viti i familjes (në Türkiye) dhe njëkohësisht përkoi me përvjetorin e 1500 të lindjes së profetit Muhammed", tha Sakoglu.

Në fjalën e saj, Gulcemal foli për dashurinë për fenë dhe familjen, duke dhënë edhe disa shembuj rreth këtyre temave.

Ndër të tjera, ajo theksoi se për të është shumë bukur të jetë në këtë aktivitet dhe mes pjesëmarrësve të tij.

"Do të duhet të duam dy gjëra që nuk duhet t’i ndajmë nga njëra-tjera. Për t’i mësuar fëmijët tonë se si ta duan fenë, dy gjëra do të duhet t’i duam shumë: Do të duhet ne ta duam fenë tonë dhe të duam shumë familjen tonë", tha ndër të tjera Gulcemal.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Adem Gerlegiz.

Aktiviteti u organizua nga Instituti “Yunus Emre”-Tiranë, në bashkëpunim me Shkollat Maarif në Shqipëri dhe Zyrën e Çështjeve Fetare të Ambasadës së Republikës së Türkiyes në Tiranë.