| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Sipas rezultatit final preliminar, Lëvizja Vetëvendosje mbetet partia e parë me 42,91 për qind të votave apo 299.152 vota.
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit
Kosovë, publikohet 100 për qind rezultati preliminar i zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave duke publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga të cilat renditja e partive mbetet e njëjtë por ka ndryshime të lehta në përqindje.

Sipas rezultatit final preliminar, Lëvizja Vetëvendosje mbetet partia e parë me 42,91 për qind të votave apo 299.152 vota.

Partia e dytë që ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës ka 21,12 për qind të votave apo 147.220 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17,58 për qind të votave 122.575 vota nga qytetarët me të drejtë vote në territorin e Republikës së Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,16 për qind apo 49.917 vota duke siguruar pragun e kërkuar për të hyrë në Kuvend të Kosovës edhe për një mandat.

Lista Serbe në këto zgjedhje mori 6,18 për qind apo 43.071 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të nisë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numërimi do të bëhet në qendrat komunale të numërimit.

Pas disa ditësh pritet të numërohen edhe votat e diasporës, ku gjatë këtyre zgjedhjeve janë regjistruar rreth 130 mijë votues për votim me postë ose votim nga konsullatat apo ambasadat e Kosovës jashtë vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë