NATO-ja përkujton viktimat e tërmeteve të 2023 në Türkiye

“NATO-ja qëndroi me Türkiyen atëherë dhe qëndrojmë me ju edhe tani”, theksoi zëdhënësja e NATO-s.

By
NATO-ja përkujton viktimat e tërmeteve të 2023 në Türkiye / Reuters

NATO-ja ka përkujtuar viktimat e tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiyen tre vjet më parë dhe riafirmoi solidaritetin e saj me vendin, në prag të samitit të ardhshëm të aleancës në kryeqytetin turk.

Dy tërmete më 6 shkurt të vitit 2023, me epiqendër në provincën jugore Kahramanmaras, shkaktuan shkatërrime të mëdha në 11 provinca të Türkiyes jugore, duke rezultuar në dhjetëra mijëra viktima dhe dëme të gjera në infrastrukturë dhe banesa.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha se NATO kishte ofruar transport ajror strategjik dhe kapacitete strehimi për mijëra persona të zhvendosur.

“Teksa presim Samitin e NATO-s në Ankara, kujtojmë tërmetet shkatërruese që goditën tre vjet më parë, duke shkaktuar kaq shumë vuajtje”, tha në X, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, duke shtuar se NATO-ja kishte ofruar transport ajror strategjik dhe kapacitete strehimi për mijëra persona të zhvendosur

“NATO-ja qëndroi me Türkiyen atëherë dhe qëndrojmë me ju edhe tani”, theksoi zëdhënësja e NATO-s.

Türkiye do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s 2026 më 7 dhe 8 korrik në kryeqytetin Ankara.