| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Gjermania falënderon Türkiyen dhe Egjiptin për ndërmjetësimin për përfundimin e luftës me Iranin
“Ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht; ai duhet të zgjidhet përmes negociatave”, tha ministri i Jashtëm Johann Wadephul.
Gjermania falënderon Türkiyen dhe Egjiptin për ndërmjetësimin për përfundimin e luftës me Iranin
Gjermania falënderon Türkiyen dhe Egjiptin për ndërmjetësimin për përfundimin e luftës me Iranin / AA
5 orë më parë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë falënderoi Türkiyen dhe Egjiptin për përpjekjet e tyre diplomatike ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke theksuar se konflikti mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, Johann Wadephul tha se qeveria gjermane është në kontakt me SHBA-në dhe partnerë të tjerë për të ndihmuar që armëpushimi të ruhet dhe që negociatat midis ShBA-së dhe Iranit të vazhdojnë drejt një zgjidhjeje diplomatike.

“Ky konflikt nuk mund të zgjidhet ushtarakisht; ai duhet të zgjidhet përmes negociatave”, tha Wadephul. “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet që po ndërmerren. Türkiye dhe Egjipti, në veçanti, janë në një pozitë të veçantë për të ndërmjetësuar, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë dhe gjithashtu po japim kontributin tonë diplomatik”, shtoi ai.

Wadephul deklaroi se çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës duhet të sigurojë që Irani të mos paraqesë kërcënim bërthamor në të ardhmen, duke e quajtur të arsyeshme këmbënguljen e presidentit amerikan Donald Trump për këtë pikë.

Ai gjithashtu konfirmoi se kancelari Friedrich Merz do të udhëtojë të premten në Paris për bisedime lidhur me konfliktin me Iranin dhe Ngushticën e Hormuzit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë