| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes: Po punohet për sistemet S-400
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, Zeki Aktürk, ka bërë të ditur se puna për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore me rreze të gjatë veprimi S-400 të vendit po vazhdon në disa drejtime
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes: Po punohet për sistemet S-400
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes: Po punohet për sistemet S-400

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, Zeki Aktürk, ka bërë të ditur se puna për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore me rreze të gjatë veprimi S-400 të vendit po vazhdon në disa drejtime.

“Puna për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore rajonale me rreze të gjatë veprimi S-400 po vazhdon në dimensione të shumta”, tha Aktürku, duke folur në konferencën javore për shtyp të ministrisë në selinë e Havelsan në Ankara.

“Kur të ketë zhvillime konkrete, ato do të ndahen me publikun”, shtoi ai.

Zyrtari turk nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen aktuale të programit apo një afat kohor për njoftimet e ardhshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë