Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, priti sot në kryeqytetin Tashkent zëvendëspresidentin turk, Cevdet Yilmaz, me të cilin zhvilloi bisedime për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Në takim morën pjesë ministri turk i Industrisë dhe i Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu si dhe ambasadori i Türkiyes në Uzbekistan, Ufuk Ulutas.
“Gjatë takimit patëm mundësinë të diskutojmë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik mes Türkiyes dhe Uzbekistanit, marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes si dhe përpjekjet e përbashkëta në kuadër të Organizatës së Shteteve Turke”, tha Yilmaz në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Zëvendëspresidenti turk theksoi përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe investuese mes dy vendeve.
“Besojmë se Këshilli i Nivelit të Lartë për Mbështetjen e Komunitetit të Biznesit, i nënshkruar muajin e kaluar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Mirziyoyev, do t'u japë shtysë të re marrëdhënieve të investimeve dhe tregtisë mes vendeve tona”, shtoi ai.























