| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Prezantohet kultura ballkanike në Türkiye gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Petullës
Në festival morën pjesë të ftuar nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.
Prezantohet kultura ballkanike në Türkiye gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Petullës
Prezantohet kultura ballkanike në Türkiye gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Petullës

Në rrethin Inegol të Bursës ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Petullës, i organizuar nga Shoqata e Turqve të Rumelisë të Inegolit për Kulturë dhe Solidaritet.

Në festival morën pjesë të ftuar nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.

Kryetari i Shoqatës së Turqve të Rumelisë të Inegolit për Kulturë dhe Solidaritet, Serkan Ay, tha se janë të kënaqur me interesimin për aktivitetin.

"Ka nisur Festivali i katërt Ndërkombëtar i Petullës, i organizuar nga Shoqata e Turqve të Rumelisë të Inegolit për Kulturë dhe Solidaritet. Bashkatdhetarët tanë që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit po prezantojnë kulturën rumeliane dhe ballkanike në Inegol. Falënderojmë të gjithë banorët e Inegolit për interesimin dhe mbështetjen e treguar", tha Ay.

Xhenete Zeneli, e cila mori pjesë në festival nga Shkupi, tha se është e lumtur që ndodhet në Türkiye, ku siç tha ajo, kanë lidhje farefisnore dhe prejardhjeje.

"Vijmë nga qyteti i Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që ndodhemi këtu dhe që jemi së bashku me të afërmit tanë dhe njerëzit me të cilët kemi lidhje prejardhjeje. Türkiye është një nga vendet më të bukura në botë për nga kultura dhe turizmi. Edhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që po e prezantojmë kulturën shqiptare këtu së bashku me bashkatdhetarët tanë. Ju falënderojmë shumë për interesimin dhe mikpritjen e treguar ndaj nesh", tha ajo.

Jasin Brava, i cili mori pjesë në festival nga Shkupi, tha se po marrin pjesë për herë të parë në Festival.

"Vijmë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Do të prezantojmë kulturën shqiptare. Nuk është festivali ynë i parë, por në Festivalin Ndërkombëtar të Petullës po marrim pjesë për herë të parë. Turqit këtu janë shumë mikpritës dhe na pritën shumë mirë. Lidhja kulturore vazhdon ende. Ne e vlerësojmë me krenari këtë. Lidhja kulturore bashkon gjithçka", tha ai.

Në kuadër të festivalit pritet që grupet e ardhura nga vendet e Ballkanit të organizojnë shfaqje dhe aktivitete për prezantimin e kulturave të tyre.

Programi kontribuon në ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e ardhshëm të lidhjeveve kulturore mes gjeografisë së Rumelisë dhe Ballkanit dhe Türkiyes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë