| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kuvendi i Shqipërisë përfshihet nga tensionet, opozita bllokon foltoren dhe ndez flakadanë
Tensionet nisën që në fillim të seancës për shkak të protestave që po mbahen në vend në javët e fundit, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërkohë projektligjet u miratuan mes tensioneve
Kuvendi i Shqipërisë përfshihet nga tensionet, opozita bllokon foltoren dhe ndez flakadanë
Kuvendi i Shqipërisë përfshihet nga tensionet, opozita bllokon foltoren dhe ndez flakadanë

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga tensionet në seancën e sotme, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese dhe flakadanë. 

Tensionet nisën që në fillim të seancës për shkak të protestave që po mbahen në vend në javët e fundit, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, akuzoi mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend, sipas tij për dhunën policore ndaj protestuesve.

Gjatë fjalës së kreut të PD-së deputetët e tjerë të opozitës bllokuan foltoren, ndërkohë kryeparlamentari Niko Peleshi mbylli seancën për disa minuta.

Deputetët e opozitës mbanin në duar edhe foto gjatë protestës dhe sipas tyre që tregojnë dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe protestues të lënduar.

Rifillimi seancës u shënua përsëri me tensione, ku deputetët e PD-së bllokuan sërish foltoren dhe hodhën tymuese e flakadanë, ndërsa Peleshi kaloi në votimin e projektligjeve pa diskutime.

Në mes të tensioneve u miratua edhe Projektligji "Për Bankën e Shqipërisë", i cili sipas autoriteteve shqiptare synon përafrimin e kuadrit ligjor për Bankën e Shqipërisë me parimet themelore të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe të Statutit të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Në Shqipëri, në ditët e fundit janë mbajtur protesta të thirrura nga studentët dhe të mbështetura nga pedagogë, nxënës të shkollave të mesme dhe nga qytetarët, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, akteve të dhunës dhe dëmtim të pronës publike dhe institucioneve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë