| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut
Në Kërçovë, lumi Zajashka ka dalë nga shtrati në rrugën “Prilepska”, duke përmbytur disa shtëpi. Rreth 180 persona janë evakuuar dhe janë vendosur në një palestër sportive.
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut / AA
15 Shkurt 2026

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se reshjet e dendura gjatë natës dhe mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa rajone të Maqedonisë së Veriut.

Në Kërçovë, lumi Zajashka ka dalë nga shtrati në rrugën “Prilepska”, duke përmbytur disa shtëpi. Rreth 180 persona janë evakuuar dhe janë vendosur në një palestër sportive. 

Ekipet e emergjencës dhe Komuna po monitorojnë situatën dhe po shpërndajnë ushqim, ujë dhe ndihma të tjera.

Në Shkup janë raportuar përmbytje në Idrizovë, Bukoviq, Zelenikovë dhe lagjen Radishani. Komunat përkatëse kanë nisur ndërhyrjet për sanimin e dëmeve.

Në rajonin e Tetovës, reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje dhe bllokim të rrugës Tetovë – Xhermë, ndërsa për automjetet e rënda dhe autobusët është vendosur ndalim në rrugën Tetovë – Mali Sharr. 

Në Gostivar dhe fshatrat përreth janë përmbytur shtëpi në Turçan, lagjet Ciglanë dhe Banjëçnicë, për shkak të daljes së lumit Sushica dhe bllokimit të kanaleve. Dy fëmijë dhe nëna e tyre u bllokuan brenda një shtëpie, por u shpëtuan nga njësitë e emergjencës.

Zyra për Menaxhimin e Krizave njofton se situata po monitorohet nga afër, ndërsa mekanizmat për pastrimin e terrenit dhe sanimin e pasojave janë në terren.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri Hoxha: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030
Liderë të Ballkanit urojnë kreun e partisë Tisza, Peter Magyar, për fitoren e zgjedhjeve në Hungari
Besimtarët ortodoksë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kremtojnë Pashkët
Nufi pret shefin e Shtabit italian, theksohet avancimi i partneritetit dhe kapaciteteve ushtarake
Mbahet konferencë për dijetarët shqiptarë të periudhës osmane në Tiranë
Kosova miraton Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë
Kurti në Londër: Dekada e ardhshme mund të jetë e BE-së nëse ajo menaxhon betejat aktuale
Ministri Hoxha për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Është prioriteti strategjik kombëtar
Kurti: Kosova dëshiron bashkëpunime dhe më të ngushtë ushtarak me Britaninë e Madhe
Rrëqebulli i Ballkanit filmohet sërish në Shqipëri
Kurti pritet nga sekretarja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia ta pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën
Ministri Hoxha takon ambasadorin e Azerbajxhanit, riafirmohet forcimi i lidhjeve dypalëshe
Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Forcim i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun
Kryediplomati i RMV-së, Mucunski në Uashington thekson partneritetin me ShBA-në dhe integrimin në BE
Kadastra shqiptare: 550 kulla drejt certifikimit të pronësisë
Ambasadori i Türkiyes në Tiranë: Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme
Kryediplomati Hoxha në takim me ambasadorin serb në Tiranë: Kosova është shtet i pavarur
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza