| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Italia përfshihet nga protestat studentore, kundërshtohen politikat arsimore të qeverisë
Mobilizimi i studentëve ka përfshirë okupime shkollash, greva dhe tubime në disa qytete italiane. Organizatorët kanë përmendur shqetësime në lidhje me financimin e arsimit, kushtet e shkollave dhe prioritetet e shpenzimeve qeveritare.
Italia përfshihet nga protestat studentore, kundërshtohen politikat arsimore të qeverisë
Italia përfshihet nga protestat studentore, kundërshtohen politikat arsimore të qeverisë

Studentët organizuan sot demonstrata në të gjithë Italinë nën sloganin "Dita pa Melonin" kundër politikave arsimore të qeverisë, rritjes së kostove të jetesës dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake, raportoi e përditshmja italiane "La Stampa".

Protestat pasuan ditë të tëra me pushtime shkollash dhe përleshjesh në Torino, ku të rinj të maskuar dëmtuan ndërtesat shkollore, thyen dritare dhe përdorën fikës zjarri. Të paktën një mësues, një anëtar i stafit të shkollës dhe një oficer i karabinierëve u plagosën gjatë incidenteve në qytet.

Një 17-vjeçar u arrestua me dyshimin për rezistencë ndaj zbatimit të ligjit dhe u raportua për dëmtime të rënda, tha gazeta. Incidentet ndodhën në disa shkolla, përfshirë institutin "Sella" dhe shkollën "Bosso-Monti".

Hetuesit po shqyrtojnë nëse disa nga të rinjtë e maskuar ishin persona të jashtëm që ishin bashkuar me protestat e studentëve. Kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo dënoi dëmet ndërsa mbrojti të drejtën e studentëve për të demonstruar.

"Demonstrimi dhe mbrojtja e ideve të dikujt është një e drejtë themelore që duhet të respektohet dhe mbrohet gjithmonë", tha ai duke shtuar se dhuna dhe dëmtimi i pronës publike janë të papranueshme.

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara dënoi shkatërrimin dhe tha se qeveria do të kërkojë kompensim për dëmet.

Mobilizimi i studentëve ka përfshirë okupime shkollash, greva dhe tubime në disa qytete italiane. Organizatorët kanë përmendur shqetësime në lidhje me financimin e arsimit, kushtet e shkollave dhe prioritetet e shpenzimeve qeveritare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Nxënësit i bllokojnë hyrjet e shkollave në Berlin në solidaritet me protestat në Francë
Franca dhe Gjermania i bashkojnë forcat për të ardhmen e industrisë automobilistike evropiane
Presidentja e KE-së: Rusia nuk e respektoi armëpushimin energjetik "as edhe për një minutë"
Liderët e BE-së nuk bien dakord për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut
Finlanda do të shpërndajë udhëzues për përgatitjen ndaj emergjencave
BE-ja ndan 188,2 milionë dollarë për rritjen e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse
Meloni: Marrëveshja e Trumpit për naftën ruse, vendim "shumë i rrezikshëm"
Rumania mobilizon dy avionë F-16 pas zbulimit të tre dronëve pranë kufirit ukrainas
Trump: Do të fillojnë kërkime të mëdha për naftë, gaz dhe minerale në Grenlandë
Ambasadorja amerikane në Greqi jep dorëheqjen pas pretendimeve për sjellje të pahijshme
EBA-ja dhe Rusia diskutojnë sigurinë në Lindjen e Mesme, theksohet rëndësia e stabilitetit rajonal
Kryeministri britanik: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it në 2016
Kreu i UNHCR-s: Zhvendosja e detyruar nuk duhet të kthehet në gjendje të përhershme
BE-ja synon t’i zëvendësojë kapacitetet ushtarake strategjike të ofruara nga ShBA-ja
Polonia bën thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë për ta penguar agresionin e mëtejshëm
Kryediplomatja e BE-së: ShBA-ja të bashkëpunojë me bllokun për sanksionet ndaj Rusisë
Irani i ofron Arabisë Saudite ndërmjetësim me grupin Huthi për të ulur tensionet në rajon
Bruksel, përleshje dhe ndërhyrje policore në protestën kundër politikave shtrënguese
ShBA: Autori i të shtënave në Fort Hood do të ekzekutohet publikisht me pushkatim
Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme i Türkiyes do të lëshojë në Hënë mikro-roverin vendas