Maqedonia e Veriut dhe Türkiye e thellojnë bashkëpunimin në sektorin hekurudhor me marrëveshje të re

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë - Infrastrukturë njoftoi se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Türkiyes (TCDD).

By
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye e thellojnë bashkëpunimin në sektorin hekurudhor me marrëveshje të re / AA

Hekurudhat e Maqedonisë - Infrastrukturë dhe Hekurudhat Turke nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë.

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë - Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski, në rrjetet sociale njoftoi se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Türkiyes (TCDD), Veysi Kurt.

"Hekurudhat Turke në fushën e infrastrukturës kanë progres serioz, të shpejtë dhe të dukshëm. Ndër të tjera tashmë janë edhe një qendër serioze rajonale trajnimi. Me nënshkrimin e marrëveshjes një pjesë e kapaciteteve të tyre i vihen në dispozicion", shkroi ai.

Ivanovski shtoi se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave në periudhën e ardhshme do të jetë përfitim për ta.