| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Konjufca kërkon në Sofje përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8
“Nënvizova rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet. Investimet tona në Linjën Hekurudhore 10 dhe në hekurudhën e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhshmërinë rajonale”, tha Konjufca.
Konjufca kërkon në Sofje përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8
Konjufca kërkon në Sofje përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8/ AA

Kosova ka kërkuar përfshirje të plotë në rrjetin rajonal të Korridorit 8 duke theksuar rëndësinë e ndërlidhjes rajonale për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën Ndërkombëtare për Korridorin 8 që po mbahet në Sofje nën organizimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, theksoi se ndërlidhja rajonale nuk është vetëm një domosdoshmëri ekonomike, por edhe një shtyllë strategjike e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së BE-së.

“Nënvizova rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet. Investimet tona në Linjën Hekurudhore 10 dhe në hekurudhën e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhshmërinë rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të konsolidojnë arkitekturën e sigurisë euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor”, tha Konjufca.

Kryediplomati kosovar në këtë konferencë bëri të ditur se ka ngritur çështjen edhe të pengesave të vazhdueshme të Serbisë lidhur me shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën, pavarësisht afatit të përcaktuar nga Komuniteti i Energjisë.

Sipas tij, kjo situatë e cenon sigurinë energjetike rajonale dhe kërkon veprim të vendosur evropian për të siguruar zbatimin e detyrimeve ekzistuese.

“Korridori 8 duhet të bëhet më shumë se një vijë në hartë”, tha Konjufca duke shtuar se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirjen e plotë të Kosovës.


Eksploro
Presidentja Shiroka-Pula në Prekaz: Simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun
Eksportet e Türkiyes drejt vendeve të Ballkanit arritën në 19 miliardë dollarë në nëntë muaj
Mucunski në Sofje: Korridori 8 më shumë se një rrugë transporti, ai lidh interesat tona të sigurisë
Kurti pas zgjedhjes së presidentes së re: Tash kemi punë dhe projekte përpara
Zëvendësministri i Jashtëm turk zhvillon takime në Tiranë për marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen kosovare: Të punojmë për forcimin e marrëdhënieve
BE-ja shpreh shqetësim për miratimin në Kuvend të Ligjit për ndryshimet në Gjykatën Speciale
Halkbank me donacion prej 30 mijë eurosh rinovon sallën e leximit në Fakultetin Ekonomik në Shkup
Gashi uron presidenten e re të Kosovës: Do të thellohen marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve
Liga e Kombeve, Shqipëria fiton ndeshjen ndaj San Marinos
Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve
Presidenti Begaj uron presidenten e re të Kosovës: Në çdo sfidë dy vendet do të jenë bashkë
Llavrov: Rusia po i monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë dhe mbetet vigjilente
Kurti: Ligji për Gjykatën Speciale është urgjencë, por zgjedhja e presidentit është emergjencë
Ministri Hoxha: Ka ardhur koha të kalojmë nga fjalët te veprat për zgjerimin e BE-së
Qytetarët e Prishtinës sërish në protestë për miratimin e plotë të Projektligjit për Specialen
Nisin javën e ardhshme punimet për interkoneksionin e gazit Serbi–Maqedoni e Veriut
Përfundon mandati gjashtëmujor i Haxhiut si u.d. presidente, i drejtohet Kushtetueses
Shqipëri-Türkiye, përzgjidhen 5 projekte të përbashkëta kërkimore
Akademikë nga vendet e Ballkanit u mblodhën në kongresin për arsim dhe shkencë