| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Foda: Shumë me rëndësi që ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit
Trajneri Foda ka shpjeguar edhe arsyet e përfshirjes së futbollistëve të rinj në listën e fundit, duke theksuar se kjo periudhë shërben edhe për ta vlerësuar potencialin e tyre në funksion të së ardhmes së Kombëtares.
Foda: Shumë me rëndësi që ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit
Foda: Shumë me rëndësi që ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se Kosova synon që të mbetet në Grupin B në kuadër të Ligës së Kombeve dhe me këtë rast fitorja në dy ndeshjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Irlandës, është objektiv i kombëtares kosovare.

Trajneri Foda në një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve, ka theksuar se objektivi kryesor i Kosovës që nga fillimi i këtij edicioni ka qenë qëndrimi në Ligën B të Ligës së Kombeve, ndërsa fitorja ndaj Izraelit konsiderohet me rëndësi të veçantë për arritjen e këtij synimi.

"Objektivi ynë është gjithmonë që ta fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht se cila është. Por, objektivi ynë kryesor që nga fillimi ka qenë që në çdo rrethanë të mbetemi në Grupin B dhe në këtë drejtim është shumë me rëndësi që ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit meqë është shumë me rëndësi për këtë fazë dhe ne tani do të shohim se cilin vend do ta zëmë, të parin apo të dytin, por, rëndësi ka që t'i fitojmë këto ndeshje", theksoi ai.

Trajneri Foda ka shpjeguar edhe arsyet e përfshirjes së futbollistëve të rinj në listën e fundit, duke theksuar se kjo periudhë shërben edhe për të vlerësuar potencialin e tyre në funksion të së ardhmes së Kombëtares.

Ai tha se për një trajner të kombëtares është shumë me rëndësi që të shihet e ardhmja dhe t'i përcjellin lojtarët e rinj gjë të cilën po e bëjnë me vëmendje.

Foda tha se edhe në këtë edicion të Ligës së Kombeve është mundësia të ftojnë lojtarë të rinj dhe të krijojnë një pasqyrë më të qartë për cilësitë e tyre brenda Kombëtares, derisa shtoi se në të njëjtën kohë, kombëtarja po përgatitet në mënyrë indirekte edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm.

Kosova në muajin nëntor do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në stadiumin "Fadil Vokrri", ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në udhëtim ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë