| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan vlerëson përpjekjet humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në zonat e konfliktit
Duke theksuar përpjekjet e organizatës në Gaza, Erdoğan tha se Kizilay ka dërguar më shumë se 26.000 tonë ndihma humanitare në enklavë, ku siç tha ai, vazhdojnë sulmet e “rrjetit gjenocidal sionist të udhëhequr nga Netanyahu”.
Erdoğan vlerëson përpjekjet humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në zonat e konfliktit
Erdoğan vlerëson përpjekjet humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në zonat e konfliktit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Gjysmëhëna e Kuqe Turke (KIZILAY) ka fituar një vend të përhershëm në kujtesën e njerëzve në zona të ndryshme konflikti në mbarë botën përmes punës së saj humanitare. 

“Kizilay është gdhendur në kujtesën e vëllezërve dhe motrave tona në hapësirën tonë shpirtërore përmes punës së saj në Palestinë, Bosnjë, Afganistan, Somali, Irak dhe Siri”, tha Erdoğan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Ankara.

Duke theksuar përpjekjet e organizatës në Gaza, Erdoğan tha se Kizilay ka dërguar më shumë se 26.000 tonë ndihma humanitare në enklavë, ku siç tha ai, vazhdojnë sulmet e “rrjetit gjenocidal sionist të udhëhequr nga Netanyahu”.

Ai theksoi gjithashtu se që nga 7 tetori, Kizilay ka mbështetur palestinezët në Gaza me 15 milionë vakte të ngrohta dhe ka shpërndarë ushqim të ngrohtë për 30.000 persona çdo ditë.

Erdoğan tha se Türkiye do të vazhdojë si mbështetjen humanitare ashtu edhe përpjekjet për të siguruar llogaridhënie.

“Türkiye teksa u shtrin dorën e ndihmës të shtypurve, do të vazhdojë gjithashtu të bëjë gjithçka që ka në fuqinë e saj për të siguruar që rrjeti i masakrave të mbahet përgjegjës para ligjit dhe historisë”, tha ai.

Ai lëshoi gjithashtu një paralajmërim për ata që, sipas tij, po ndjekin rrugën e udhëheqësit të Gjermanisë naziste.

“Ata që ndjekin gjurmët e Hitlerit nuk duhet të harrojnë se nëse vazhdojnë në këtë rrugë, fati i tyre do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori”, tha Erdoğan.

“Nën administratën e saj aktuale, Izraeli është shndërruar në një fabrikë provokimesh, lëndët e para të së cilës janë vetëm gjaku dhe lotët, paqëndrueshmëria dhe kaosi”, shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë