| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bën thirrje partive politike për zgjidhjen e çështjes së presidenti
Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, tha se vendi është aq afër zgjedhjes së presidentit të ri, saqë do të ishte e pafalshme shkuarja e serishme në zgjedhje.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bën thirrje partive politike për zgjidhjen e çështjes së presidenti
Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bën thirrje partive politike për zgjidhjen e çështjes së presidenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë së re u ka bërë thirrje partive politike dhe deputetëve për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, tha se vendi është aq afër zgjedhjes së presidentit të ri, saqë do të ishte e pafalshme shkuarja e serishme në zgjedhje.

Sipas Kurtit, një diskutim i hapur e i sinqertë mund t’i sjellë vendit presidentin e ri.

"Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë në zgjedhje serish për të ardhur prapën në të njëjtën pikë. Ju bëj thirrje liderëve politikë, deputetëve le ta zgjidhin çështjen e presidentit. Le t'i japim vendit tonë institucionet në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara", ka thënë ai.

Duke folur për punët që e presin Qeverinë e re, Kurti tha se ka shumë projekte por bashkë me to edhe sfida e probleme që do t'i trajtojnë.

"Investimet tona do ta lartësojnë republikën me qytetarë të sigurt dhe do ta zhvillojnë shoqërinë me familje të begatë. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe pas një mandati të plotë qeverisës, kemi pas dy palë zgjedhje të paarsyeshme, të kushtueshme dhe që nuk sollën rezultat tjetër", theksoi Kurti.

Të dielën kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin e Kosovës ndërsa pas Kuvendit u votua edhe për formimin e qeverisë së re.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit dhe ka paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe një kërkesë tjetër për vlerësim të kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë.

Pas formimit të qeverisë së re, tashmë Kuvendi ka kohë 60 ditë kohë sipas Kushtetutës, për të votuar presidentin e ri të Republikës së Kosovës.

Deri më tani, Bekim Sejdiu është kandidati konsensual për të cilin janë pajtuar partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, mirëpo nga LDK-ja kanë dalë gjashtë deputetë kundër këtij kandidati për president.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
KFOR-i turk dhuron çanta shkollore për nxënës në disa komuna të Kosovës
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Kuvendi i Kosovës zgjedh Qeverinë e re, Albin Kurti rizgjidhet kryeministër
Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kosovë, protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
27 vjet në pritje, familja e doktorit Adem Ademi ende pret përgjigje për fatin e tij
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera
Shqipëria përgatitet për Javën e Kulturës Turke
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ervin Demo propozohet nga kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm
Shtetasit e huaj në Shqipëri për 6 muaj shpenzuan 2,38 miliardë euro
Greqia raporton 324 raste rekord të virusit të Nilit Perëndimor, numri i të vdekurve rritet në 30
Kroacia dhe Bullgaria bllokojnë specat nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve
Remitancat në Shqipëri arritën në 621 milionë euro në gjysmën e parë të 2026
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Shkollat Maarif, të parat në Kosovë që përfshijnë inteligjencën artificiale në planprogram
Hagë: ZPS-ja kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin për veprën penale pengim i drejtësisë
KGjK-ja emëron Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës
Protestë në Lubjanë kundër ambasadës izraelite, rruga propozohet të quhet Palestinë
BERZH-ja mbështet parkun e erës prej 131 megavatësh në Maqedoninë e Veriut