| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryeparlamentari Gashi viziton Këshillin e Biznesit DEIK Türkiye-Maqedoni e Veriut
Gashi, në fjalën e tij, tha se i kushtojnë rëndësi të madhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeparlamentari Gashi viziton Këshillin e Biznesit DEIK Türkiye-Maqedoni e Veriut
Kryeparlamentari Gashi viziton Këshillin e Biznesit DEIK Türkiye-Maqedoni e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitoi Këshillin e Biznesit Türkiye-Maqedoni e Veriut, që vepron në kuadër të Këshillit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK).

Gashi, i cili ndodhej në Istanbul në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s të organizuar nga Türkiye, zhvilloi një vizitë në Këshillin e Biznesit DEIK Türkiye-Maqedoni e Veriut.

Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit të Biznesit DEIK Türkiye-Maqedoni e Veriut, Bilal Kara, zyrtarë të DEIK-ut si dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Këshillit të Biznesit.

Gashi, në fjalën e tij, tha se i kushtojnë rëndësi të madhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se mbështesin përpjekjet për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve të ndërsjella.

Ndërkaq, Kara tha se marrëdhëniet politike ndërmjet Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivel të shkëlqyer dhe se vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve ka tejkaluar 1 miliard dollarë.

Në takim u vlerësua gjithashtu se ekzistojnë mundësi të rëndësishme investimi në shumë sektorë, në veçanti në shëndetësi, prodhim, energji të rinovueshme, infrastrukturë, logjistikë, turizëm, bujqësi dhe teknologji digjitale, ndërsa u shprehën edhe pritshmëritë e komunitetit të biznesit turk.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë