| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama do ta vizitojë edhe Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare "Clingendael", ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t'u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit / AA
17 Nëntor 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Hagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Sipas një njoftimi nga Kryeministria e Shqipërisë, kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë një vizitë në Hagë.

"Një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën", ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin me homologun holandez.

Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama do ta vizitojë edhe Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare "Clingendael", ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t'u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë