| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
NATO do të reduktojë forcën paqeruajtëse në Kosovë pas përmirësimit të sigurisë
Reduktimet do të kryhen gradualisht përmes cikleve normale të rotacionit të trupave dhe do të mbeten të lidhura me kushtet në terren, por procesi mund të kthehet mbrapsht nëse situata e sigurisë përkeqësohet.
NATO do të reduktojë forcën paqeruajtëse në Kosovë pas përmirësimit të sigurisë
NATO do të reduktojë forcën paqeruajtëse në Kosovë pas përmirësimit të sigurisë/ Foto: Reuters

NATO ka njoftuar se do të reduktojë gradualisht numrin e trupave të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm, duke theksuar se situata e sigurisë është përmirësuar mjaftueshëm për të mundësuar një prani më të vogël ushtarake.

Komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Kosovë, gjenerali Alexus G. Grynkewich, në një deklaratë tha se NATO-ja dhe KFOR-i janë "plotësisht të përkushtuar" ndaj sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë.

"Ky përkushtim ka çuar në rritjen e stabilitetit, pasi organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë një mundësi për të optimizuar më tej madhësinë dhe strukturën e KFOR-it", tha gjenerali Grynkewich.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) është e dislokuar në vend që nga viti 1999 nën mandatin e OKB-së.

Në muajin janar, NATO tha se i dha fund dislokimit të trupave rezervë në kuadër të misionit, pas më shumë se dy vitesh rotacionesh të vazhdueshme.

Forca shtesë u dërguan pas tensioneve dhe dhunës së vitit 2023, përfshirë sulmet ndaj paqeruajtësve të NATO-s në qytetin Zveçan në veriun e Kosovës. Në atë kohë u dislokuan gati 1.000 trupa shtesë, duke shënuar përforcimin më të madh të KFOR-it në më shumë se një dekadë.

Sipas NATO-s, reduktimet e ardhshme do të kryhen gradualisht përmes cikleve normale të rotacionit të trupave dhe do të mbeten të lidhura me kushtet në terren. Aleanca tha se procesi mund të kthehet mbrapsht nëse situata e sigurisë përkeqësohet.

NATO gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tha se do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) midis Beogradit dhe Prishtinës, duke e cilësuar atë si thelbësor për stabilitetin afatgjatë rajonal.

Eksploro
Haxhiu me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës: Jemi këtu në Prekaz, në vendin ku filloi gjithçka
Vuçiq dhe kryediplomati grek bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian
Mickoski në forumin e biznesit në Istanbul fton investitorët turq: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku
Bolat: Kompanitë turke të ndërtimit me projekte prej 2 miliardë dollarësh në Maqedoninë e Veriut
Mucunski nga Istanbuli: Türkiye një nga partnerët tanë më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë
Berisha: Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në ShBA
Protesta e 12-të qytetare në Tiranë për Zvërnecin
Nis numërimi i votave të diasporës kosovare për zgjedhjet e 7 qershorit
"Dijitalpark Teknokent" sjell platformë të re bashkëpunimi inovativ mes Türkiyes dhe Ballkanit
Debate për çështjen e Zëvrnecit në Kuvendin e Shqipërisë
Veteranët e UÇK-së marshojnë me uniforma të luftës në sheshet e Prishtinës
​Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian i Golfit, nuk pranoi garimin pa flamurin shtetëror
Vuçiq: Po mendoj të kandidoj për kryeministër, planifikoj të jap dorëheqjen nga posti i presidentit
Presidentja në detyrë e Kosovës takon homologen e Sllovenisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut
Begaj nga SEECP-i: Bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore duhet të sjellë rezultate konkrete
Haxhiu në SEECP: Kosova e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Siljanovska-Davkova në Sofje: Duhet të ringjallim frymën e bashkëpunimit rajonal
Kosovë, aktakuzë ndaj 6 personave për veprimtari antikushtetuese në veri të vendit
Vuçiq takon komandantin e NATO-s për Evropën: Dialogu është çelësi për stabilitetin e rajonit
Zgjedhjet në Kosovë, mbi 7 mijë pako janë aprovuar përmes postës, 142 refuzohen nga KQZ