Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit: Solidaritet i plotë me sovranitetin rajonal
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, i bëri të ditur se qëndrimi i Prishtinës mbetet i vendosur në krah të Dohas.
Kosova ka shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për Katarin, duke dënuar ashpër sulmet e fundit të ndërmarra nga Irani, të cilat janë cilësuar si kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.
Presidentja Osmani nëpërmjet platformës sociale të kompanisë amerikane X, ka bërë të ditur se në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, i bëri të ditur se qëndrimi i Prishtinës mbetet i vendosur në krah të Dohas përballë akteve të agresionit.
"Dënova fuqimisht veprimet e regjimit iranian, të cilat përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij", tha Osmani.
Presidentja Osmani tha se Kosova mbështetë plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij, po ashtu riafirmon angazhimin për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme.