| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Palestina: Të gjitha opsionet janë të hapura kundër aneksimit izraelit
Zëvendësministri i Jashtëm Omar Awadallah tha se udhëheqja palestineze po shqyrton edhe gjykatat ndërkombëtare për ta kundërshtuar sekuestrimin e tokave në Bregun Perëndimor.
Palestina: Të gjitha opsionet janë të hapura kundër aneksimit izraelit
Palestina: Të gjitha opsionet janë të hapura kundër aneksimit izraelit / Reuters
11 orë më parë

Udhëheqja palestineze po shqyrton "të gjitha opsionet", përfshirë shkuarjen në gjykata ndërkombëtare, për ta parandaluar aneksimin izraelit të tokave palestineze, tha një zyrtar i lartë.

"Të gjitha opsionet janë të hapura, përfshirë përdorimin e gjykatave ndërkombëtare, për ta mbrojtur tokën palestineze nga konfiskimi dhe aneksimi izraelit", tha për Anadolu zëvendësministri i jashtëm, Omar Awadallah.

Ai tha se udhëheqja palestineze po lëviz në "nivele arabe, islame dhe ndërkombëtare" për t'u përballur me vendimin e Izraelit për ta regjistruar tokën e Bregut Perëndimor si "pronë shtetërore".

"Izraeli nuk ka sovranitet mbi territorin e pushtuar palestinez. I vetmi sovranitet i përket Shtetit të Palestinës", tha Awadallah.

Të dielën, qeveria izraelite miratoi një propozim që lejon sekuestrimin e tokës palestineze në Bregun Perëndimor duke e regjistruar atë si "pronë shtetërore", duke shënuar hapin e parë të tillë që kur Izraeli pushtoi territorin në vitin 1967.

Sipas Channel 7, masa përfshin hapjen e procedurave të regjistrimit të tokës që ishin ngrirë më parë, anulimin e një ligji të epokës jordaneze që ndalonte shitjen e tokës dhe zbulimin e të dhënave të tokës që kishin mbetur konfidenciale për dekada të tëra.

Palestinezët i shohin masat si një prelud për aneksimin formal të Bregut Perëndimor, lëvizje që ata thonë se do të minonin kuadrin e zgjidhjes me dy shtete të miratuar nga OKB-ja.

Në një mendim historik në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë