Të gjithë aktivistët e ndaluar nga Flotilja Globale Sumud dhe Koalicioni i Flotiljes së Lirisë, të nisura drejt Gazës, janë liruar nga burgu izraelit Ktziot përpara deportimit.
Grupi për të drejtat "Adalah" në Izrael tha se ka marrë “konfirmim zyrtar” nga Shërbimi Izraelit i Burgjeve dhe zyrtarët shtetërorë se të gjithë aktivistët e mbajtur në qendrën e ndalimit ishin liruar dhe po transferohen për deportim.
“Shumica e pjesëmarrësve po transferohen në aeroportin 'Ramon' për t’u larguar me avion nga vendi”, tha grupi.
Grupi shtoi se ekipi i tij ligjor po “monitoron në mënyrë aktive procesin e transferimit për të siguruar që të gjithë aktivistët të deportohen në mënyrë të sigurt dhe të plotë pa vonesa të mëtejshme”.


















