Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Vendimi u mor në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave si masë parandaluese për sigurinë e fëmijëve.
Kushtet e përkeqësuara atmosferike, reshjet e mëdha të shiut dhe vështirësitë në komunikacion kanë çuar në anulimin e procesit mësimor për ditën e sotme në Prishtinë.
Vendimi u mor në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave si masë preventive për sigurinë e fëmijëve.
“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet. Ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Kosovë.
Një javë me kushte të vështira atmosferike është paralajmëruar edhe në Shqipëri, e cila sipas Institutit të Gjeoshkencave do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë dhe shtrëngata, dhe me rrezik të lartë për përmbytje në disa prej qarqeve të vendit.