| albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Presidenti turk mirëpret lajmet për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, kërkon respektim
Ai tha gjithashtu se një armëpushim i përhershëm duhet të vendoset në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, sulmet e Izraelit duhet të ndalen dhe ndihma humanitare duhet të lejohet pa ndërprerje.
Presidenti turk mirëpret lajmet për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, kërkon respektim
Presidenti turk mirëpret lajmet për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, kërkon respektim
24 Qershor 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, përshëndeti lajmet për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, duke u bërë thirrje të dyja palëve që ta respektojnë plotësisht armëpushimin.

"Türkiye do ta ruajë me vendosmëri qëndrimin e saj parimor që mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe i jep përparësi diplomacisë", tha Erdoğan në aeroportin e Ankarasë përpara vizitës së tij në Holandë për samitin e NATO-s.

"Veprimet e pamatura të Izraelit, duke filluar me Palestinën e duke u shtrirë në Liban, Siri, Jemen dhe në fund në Iran, janë absolutisht të papranueshme", tha ai.

Duke folu për luftën Izrael-Iran, Erdoğan theksoi se rajoni nuk mund ta përballojë barrën e luftës, efektet e së cilës do të ndihen në të gjithë botën.

"Do të ishte e drejtë t'i jepet shans diplomacisë", shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se një armëpushim i përhershëm duhet të vendoset në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, sulmet e Izraelit duhet të ndalen dhe ndihma humanitare duhet të lejohet pa ndërprerje.

"Aktorët globalë duhet të marrin masa efektive për t'i dhënë fund kësaj çmendurie. Përndryshe, jo vetëm rajoni ynë, por e gjithë bota do ta paguajë çmimin", tha presidenti turk.

Ndërkohë, në NATO, Türkiye mbështet ndarjen e drejtë të barrës dhe forcimin e sigurisë evropiane, vuri në dukje ai. 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Zv/ministrja e Mjedisit i Türkiye: Përpjekja jonë për të pritur COP31-in vazhdon me vendosmëri
Kryediplomati turk: Mbështetja e ShBA-së për Sirinë është “jashtëzakonisht e rëndësishme”
Fidan: Do të ketë përparim të ri me BE-në
Türkiye shënon 42-vjetorin e themelimit të Republikës Turke të Qipros Veriore
Istanbuli do ta organizojë ekspozitën LES-EXPO 2026
Pas 43 vitesh kërkimesh, arkeologët zbulojnë tempullin e lashtë të Zeusit në jugperëndim të Türkiyes
Türkiye nderon kujtimin e viktimave në 81-vjetorin e dëbimit të turqve të Meskhetisë
Anija e 18-të me ndihma nga Türkiye për Gazën mbërrin në portin egjiptian
Ankara, mbahet ceremoni për dëshmorët në rrëzimin e avionit në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji
Rrëzohet avioni turk zjarrfikës në Kroaci, piloti humb jetën
Mbërrijnë në Türkiye trupat e ushtarëve turq të vrarë në rrëzimin e avionit të mallrave
Türkiye: Zgjidhja më realiste për çështjen e Qipros qëndron në bashkëjetesën e dy shteteve në ishull
Presidenti Erdoğan pret me ceremoni zyrtare presidentin e Qipros Turke, Erhurman
Trupat e ushtarëve turq nga rrëzimi i avionit të mallrave do të riatdhesohen sot
Türkiye njofton se ka gjetur trupat e 20 viktimave të rrëzimit të avionit ushtarak
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet me sekretarin ukrainas të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Türkiyes dhe ai i Gjeorgjisë diskutojnë hetimin për rrëzimin e avionit ushtarak turk
Türkiye dërgon "Anijen e 18-të të Mirësisë" me ndihma dimërore dhe furnizime ushqimore për Gazën
Erdoğan: ​​19 trupa u nxorrën nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk
Dronët turq të zhvilluar në nivel kombëtar kontribuojnë për sigurinë në Afrikë