Xhudistja Krasniqi i siguron Kosovës medalje të artë në Paris
Distria Krasniqi triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, para mijëra të pranishmëve.
Xhudistja Krasniqi i siguron Kosovës medalje të artë në Paris / AA
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në Grand Slamin e Parisit.
Medalistja e dyfishtë olimpike e nisi mbarë vitin 2026, duke zënë vendin e parë në Paris në garën e xhudos për femra -52 kg.
Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, para mijëra shikuesve të pranishëm.
Duke uruar Krasniqin për fitoren, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e vlerësoi këtë rezultat si fillim të mbarë të xhudistet për lojërat olimpike Los Angeles 2028.
Pjesë e garës në Paris janë 488 xhudistë nga 78 vende të ndryshme, ndërsa kjo është gara e parë e vitit në Turin Botëror të Xhudos.