| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Nis në Istanbul mbledhja Türkiye-Pakistan-Arabi Saudite në kuadër të Marrëveshjes së Mekës
Türkiye po pret takimin inaugurues të komitetit, i cili u krijua për të ofruar drejtim strategjik për aktivitetet sipas marrëveshjes dhe mbledh së bashku ministrat e jashtëm, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e shtabit të përgjithshëm.
Nis në Istanbul mbledhja Türkiye-Pakistan-Arabi Saudite në kuadër të Marrëveshjes së Mekës
Nis në Istanbul mbledhja Türkiye-Pakistan-Arabi Saudite në kuadër të Marrëveshjes së Mekës. / AA

Të hënën në Istanbul filloi takimi i parë i Komitetit Strategjik Politik dhe Mbrojtjes, i krijuar në bazë të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës.

Türkiye po pret takimin inaugurues të komitetit, i cili u krijua për të ofruar drejtim strategjik për aktivitetet sipas marrëveshjes dhe mbledh së bashku ministrat e jashtëm, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e shtabit të përgjithshëm të Türkiye-s, Pakistanit dhe Arabisë Saudite.

Pas një fotoje familjare, takimi filloi me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu; ministrit të Jashtëm të Pakistanit, Muhammad Ishaq Dar, ministrit Federal të Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Marshall Asim Munir dhe ministrit të Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, ministrit të Mbrojtjes Princi Khalid bin Salman dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Fayyadh bin Hamed Al-Ruwaili.

Pjesëmarrësit pritet t'i diskutojnë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin e aftësive mbrojtëse, promovimin e ndërveprimit midis forcave të armatosura të tre vendeve, thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë prodhimin dhe kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët, dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar terrorizmin.

Takimi pritet gjithashtu ta përshkruajë kornizën për Sekretariatin dhe mekanizmat e tjerë përkatës që do të koordinojnë punën në fushat e identifikuara nga Komiteti Strategjik Politik dhe i Mbrojtjes, si dhe do të përcaktojë një udhërrëfyes për hapat e ardhshëm.

Mbledhja pritet të ripohojë se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës, që e synon forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, ofron mundësi për vendet që adoptojnë një qasje bashkëpunuese ndaj sigurisë dhe i japin përparësi paqes dhe prosperitetit në vend të konfliktit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, nënshkruan në Mekë më 7 gusht Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës.

E nënshkruar nga Türkiye, Pakistani dhe Arabia Saudite mbi bazën e përgjegjësisë së përbashkët dhe pronësisë rajonale mes paqëndrueshmërisë në rritje rajonale dhe globale, marrëveshja synon ta promovojë sigurinë, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin duke forcuar parandalimin kolektiv.

Marrëveshja parashikon që një sulm kundër cilitdo prej shteteve nënshkruese do të konsiderohet si sulm kundër të gjitha palëve.

Ajo gjithashtu kërkon të nxisë një kulturë të re të bashkëpunimit rajonal dhe mbetet e hapur për pjesëmarrjen e aktorëve që e respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe ndajnë një vizion të bashkëpunimit paqësor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan takohet në Istanbul me homologun e tij saudit
Ekonomia e Türkiyes shënon rritje prej 2,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026
Presidenti turk Erdoğan udhëtoi për në Kirgistan në prag të samitit të OShB-së
Presidenti turk: ​​Mbyllja e kapitujve të terrorizmit do të sjellë shpresë të re në rajon
Türkiye, ulliri mbi 13-shekullor vazhdon të japë fruta
Türkiye shënon 104-vjetorin e Ditës së Fitores
Erdoğan: Türkiye synon aleanca më të forta dhe më pak mosmarrëveshje në botën islame
Fundi i rrugës për PKK/YPG
Vlera e prodhimit të teknologjisë së lartë në Türkiye arrin mbi 28 miliardë dollarë në vitin 2025
Türkiye shpreh ngushëllime për viktimat në Algjeri pas zjarreve vdekjeprurëse
Zëvendësministri i Jashtëm turk kryeson sesionin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t
Türkiye përjashton nga detyrimi i vizave shtetasit sirianë me pasaporta diplomatike
Tregtia dypalëshe mes Türkiyes dhe Sirisë arrin në 3,75 miliardë dollarë
Ambasada turke në ShBA përkujton 104-vjetorin e Ditës së Fitores
Presidenti Erdoğan diskuton me Ruandën dhe udhëheqësit e RDK-së paqen rajonale
Türkiye mirëpret shpërbërjen e SDF-së dhe integrimin e saj në institucionet shtetërore siriane
Türkiye mbledh 200 negociatorë të rinj për klimën në Istanbul para COP31
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Zyrtar i industrisë: Rezervat e fuqishme të drithërave mbrojnë Türkiyen nga rreziqet e furnizimit
Türkiye dhe Siria diskutojnë në Damask objektivin tregtar prej 10 miliardë dollarësh