Kurti: Përfaqësuesit e shpalljes së pavarësisë po mbahen padrejtësisht në Hagë
Kryeministri Albin Kurti tha se kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë.
Në 18 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen solemne të Qeverisë për nder të kësaj dite, deklaroi se në këtë ditë feste dhe reflektimi nuk mund të harrohet fakti që përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës sot mbahen padrejtësisht në Hagë.
Kurti tha se kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë.
“Sot pavarësia jonë mbush 18 vjet. Mbase një moshë e re për shtetin, por një kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të gjatë si popull. Vërtet shteti, pavarësia dhe kushtetuta jonë është e re, por gjuha, kultura dhe populli ynë janë të lashtë. Secili qytetar pavarësisht gjuhës apo etnisë, fesë apo prejardhjes, është i barabartë para ligjit”, tha Kurti.
Ish-krerët e UÇK-ë po mbahen padrejtësisht në Hagë, theksoi Kurti.
“Në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të mos kujtoj se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së republikës sonë, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë”, shtoi Kurti.
Pavarësinë e Kosovës, shumë shtete evropiane, përfshirë edhe Türkiyen, e njohën menjëherë. Sot, më shumë se 120 shtete e njohin Kosovën si shtet të pavarur, Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet u bënë shtetet më të reja që gjatë vitit 2025 e njohën pavarësinë e Kosovës.