Siri, arrestohet një udhëheqës i lartë i DAESh-it
Arrestimi është kryer nga shërbimi sirian i inteligjencës dhe Ministria e Brendshme, por nuk u dhanë detaje të tjera dhe as nuk u bë i ditur identiteti i të arrestuarit.
Një udhëheqës i lartë i organizatës terroriste DAESh është arrestuar gjatë një operacioni sigurie në Siri, raportoi sot media lokale.
Sipas Agjencisë Siriane të Lajmeve SANA, arrestimi është kryer nga shërbimi sirian i inteligjencës dhe Ministria e Brendshme, por nuk u dhanë detaje të tjera dhe as nuk u bë i ditur identiteti i të arrestuarit.
Siria iu bashkua zyrtarisht koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja kundër DAESh-it më 12 nëntor. Koalicioni u formua në vitin 2014 dhe ka kryer operacione ushtarake kundër grupit terrorist në Siri dhe Irak, ndonëse Damasku më parë nuk ishte anëtar i tij.
Administrata e re siriane ka punuar për forcimin e masave të sigurisë në mbarë vendin që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024.