| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Türkiye e quan "akt terrorist" sulmin e Izraelit ndaj flotiljes për në Gaza
Sulmi izraelit ndaj flotiljes tregon se "politikat fashiste dhe militariste të qeverisë gjenocidale të Netanyahut" shtrihen përtej palestinezëve, thonë nga Ministria e Jashtme.
Türkiye e quan "akt terrorist" sulmin e Izraelit ndaj flotiljes për në Gaza
Türkiye e quan "akt terrorist" sulmin e Izraelit ndaj flotiljes për në Gaza / AA

Türkiye e kritikoi ashpër ndërprerjen e Flotiljes Globale “Sumud” nga Izraeli në rrugë për të dërguar ndihma në Gaza, duke e quajtur atë “akt terrorist” që rrezikon jetën e civilëve të pafajshëm.

“Ky sulm, i cili shënjestroi civilët që vepronin në mënyrë paqësore pa iu drejtuar dhunës, është provë se politikat fashiste dhe militariste të zbatuara nga qeveria gjenocidale e Netanyahut, e cila e ka dënuar Gazën me uri, nuk kufizohen vetëm te palestinezët, por shënjestrojnë të gjithë që luftojnë kundër shtypjes së imponuar nga Izraeli”, thonë nga Ministria e Jashtme e Türkiyes.

“Po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve tanë dhe pasagjerëve të tjerë të ndaluar nga forcat izraelite”, shtoi ajo.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë