| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Përcaktohen kundërshtarët e Egnatias në Ligën e Konferencës të UEFA-s
Sipas shortit, Egnatia do të luajë kundër Midtjylland të Danimarkës, Braga të Portugalisë, Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, Universitatea Craiova nga Rumania, Kauno Zalgiris nga Lituania dhe Aarhus nga Danimarka.
Përcaktohen kundërshtarët e Egnatias në Ligën e Konferencës të UEFA-s
Përcaktohen kundërshtarët e Egnatias në Ligën e Konferencës të UEFA-s/ AA

Janë bërë të ditur kundërshtarët e klubit të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Egnatia, në Ligën e Konferencës të UEFA-s.

Hedhja e shortit për fazën e ligës së kompeticionit të tretë të futbollit evropian për klube u zhvillua në Grimaldi Forum në Monako.

Në short, klubi futbollistik shqiptar me seli në Rrogozhinë, i mësoi kundërshtarët e tij, në paraqitjen e parë në fazën e ligës të një kompeticioni evropian.

Sipas shortit, Egnatia do të luajë kundër Midtjylland të Danimarkës, Braga të Portugalisë, Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, Universitatea Craiova të Rumanisë, Kauno Zalgiris të Lituanisë dhe Aarhus të Danimarkës.

Egnatia, në terren të brendshëm do të luajë kundër Midtjylland, Lincoln Red Imps dhe Kauno Zalgiris.

Programi i ndeshjeve do të bëhet i ditur më vonë.