| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministri i Jashtëm turk takohet me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë
Takim midis dy zyrtarëve u mbajt në kryeqytetin turk, Ankara, thonë burime diplomatike.
Ministri i Jashtëm turk takohet me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë
Ministri i Jashtëm turk takohet me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë / AA
11 orë më parë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua të premten me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic, sipas burimeve diplomatike.

Takimi midis kryediplomatit Fidan dhe dhe kryeparlamentares sllovene u zhvillua në kryeqytetin turk, Ankara.

Ende nuk janë publikuar detaje të mëtejshme të takimit.

Veçmas, Fidan pati edhe një telefonatë me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi, sipas burimeve.

Gjatë telefonatës, të dy diskutuan çështje rajonale, përfshirë çështjen palestineze.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë