| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Rama: Sa më shpejt që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë
Kryeministri Rama po qëndron për vizitë në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku ka marrë pjesë në panelin me temë "Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje".
Rama: Sa më shpejt që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë
Rama: Sa më shpejt që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për Serbinë/ AA / َAA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se sa më shpejt që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe të gjithë të tjerët.

Kryeministri Rama po qëndron për vizitë në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku ka marrë pjesë në panelin me temë "Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje".

Duke folur rreth një kënge nacionaliste në një event në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, Rama u e konsideroi diçka të "keqe përmes muzikës", që sipas tij nuk duhet të kthehet në një të keqe të pranuar përmes heshtjes.

"Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë për ta mbajtur Serbinë në anën e Evropës. Mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë për fushëbeteja mesjetare dhe që të shndërrohen në këngë mobilizuese. Sa më shpejt që Serbia të njohë Republikën e Kosovës aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe të gjithë të tjerët", u shpreh Rama.

Rama shtoi se nga ana tjetër të gjithë ne duhet të angazhohen për të transformuar rajonin në gjithçka që po flasin, sepse sipas tij "në fund të fundit ne nuk po kërkojmë të vijmë këtu, ne po kërkojmë të sjellim Evropën atje".

I pyetur për perspektivën evropiane të vendit dhe protestat e fundit në vend, Rama u shpreh se: "Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Njerëzit kanë të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje".

- Rama: BE-ja, burim më i jashtëzakonshëm i dijes se si ndërtohen institucionet

Kryeministri Rama u shpreh se Bashkimi Evropian është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si ndërtohen institucionet dhe sipas tij si krijohet një sistem i cili funksionon në vetvete.

Rama shtoi se Shqipëria është sot një vend krejtësisht ndryshe.

Duke folur për procesin e integrimit dhe anëtarësimit të vendit në BE, Rama tha: "Mendoj se plani i rritjes në vetvete është një instrument që e pasqyron këtë qasje(procesi i zgjerimit i bazuar në meritë) nga ana e Komisionit (Evropian) dhe BE-ja vetë”.

Kryeministri Rama theksoi ndër të tjera se mendon që Komisioni Evropian ka të drejtën e vet të “torturojë” dhe sipas tij këtë e bën në mënyrë të përsosur.

Forumi fokusohet në progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Në kuadër të vizitës, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.