Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pasi i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Wendt mbërriti në mëngjes në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri.
Në vijim të angazhimeve të tij diplomatike, ambasadori Wendt pritet të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada e ShBA-së në Tiranë pritet të organizojë një ceremoni prezantuese për ambasadorin e ri, në një hotel në qendër të kryeqytetit.



















