| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trumpit me gazetarët
Presidenti turk Erdoğan dënoi të shtënat në eventin në Uashington, ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas dënoi dhunën politike, të dy duke shprehur solidaritet me ShBA-në.
Liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trumpit me gazetarët
Liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trumpit me gazetarët / TRT Balkan

Liderët botërorë kanë shprehur keqardhje për sulmin me armë në një event mediatik luksoz në Uashington të shtunën në mbrëmje, ku merrte pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump. 

Autoritetet amerikane thanë se i dyshuari i vetëm, i armatosur me “një pushkë gjahu , një pistoletë dhe disa thika”, është arrestuar dhe do të përballet me akuza të hënën në gjykatën federale.

Reagimet e liderëve botërorë

Recep Tayyip Erdoğan
Presidenti i Türkiyes e dënoi sulmin në tenatativ në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se dhuna nuk ka vend në demokraci. Ai u shpreh i lehtësuar që askush nuk u lëndua, përfshirë presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, dhe uroi shërim të shpejtë për ta dhe popullin amerikan.

Keir Starmer
Kryeministri britanik u shpreh “i tronditur nga skenat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington”. Ai theksoi se çdo sulm ndaj institucioneve demokratike apo lirisë së shtypit duhet dënuar ashpër.

Shehbaz Sharif
Kryeministri i Pakistanit tha se ishte “thellësisht i tronditur nga incidenti i rëndë me të shtëna”, duke shprehur lehtësim që Trumpi, Zonja e Parë dhe të pranishmit kanë shpëtuar.

Emmanuel Macron
Presidenti francez e quajti incidentin “të papranueshëm” dhe tha se dhuna nuk ka vend në demokraci, duke shprehur mbështetje për Donald Trump.

Narendra Modi
Kryeministri i Indisë tha se ndihet i lehtësuar që Trumpi, Zonja e Parë dhe zëvendëspresidenti janë të sigurt, duke shtuar se dhuna duhet dënuar pa dyshim.

Mark Carney
Kryeministri i Kanadasë u shpreh i lehtësuar që presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të ftuarit janë të sigurt, duke theksuar se dhuna politike nuk ka vend në demokraci.

Claudia Sheinbaum
Presidentja e Meksikës tha se është mirë që Trumpi dhe bashkëshortja e tij janë të sigurt, duke shtuar se dhuna nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje.

Pedro Sánchez
Kryeministri i Spanjës e dënoi sulmin dhe theksoi se dhuna nuk është përgjigjja, duke thënë se njerëzimi ecën përpara përmes demokracisë dhe paqes.

Viktor Orbán
Kryeministri në detyrë hungarez dhe aleat i Trumpit tha se “nuk ka vend për dhunë në politikë”.

Kaja Kallas
Shefja e politikës së jashtme të BE-së tha se “dhuna politike nuk ka vend në demokraci”, duke shprehur lehtësim që nuk pati viktima dhe duke shtuar se një ngjarje për të nderuar shtypin e lirë nuk duhet të kthehet në skenë frike.