| Albanian
LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Siria kërkon fundin e inkursioneve izraelite, forcat ushtarake nuk do ta legjitimojnë pushtimin
Ministria e Jashtme siriane paralajmëron se sulmet ndaj civilëve në Quneitra dhe Daraa kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe perspektivat për paqe.
Siria kërkon fundin e inkursioneve izraelite, forcat ushtarake nuk do ta legjitimojnë pushtimin
Siria kërkon fundin e inkursioneve izraelite, forcat ushtarake nuk do ta legjitimojnë pushtimin / Anadolu Agency (Wire)

Siria bëri thirrje të martën për veprime të vendosura ndërkombëtare për të ndalur inkursionet izraelite në territorin e saj jugor, duke thënë se forca ushtarake nuk do ta legjitimonte pushtimin.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme dënoi bastisjet e përsëritura në provincat Quneitra dhe Daraa dhe sulmet ndaj civilëve, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Ajo akuzoi forcat izraelite për shkelje të së drejtës ndërkombëtare, pengim të veprimtarive që sigurojnë jetesën dhe kufizim të qasjes së banorëve në tokat e tyre.

Damasku rikonfirmoi sovranitetin e tij mbi të gjithë vendin dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtronte trysni ndaj Izraelit për t’i ndalur inkursionet, duke paralajmëruar se sulmet e vazhdueshme kërcënonin stabilitetin rajonal dhe perspektivat për paqe.

Deklarata erdhi pasi Izraeli bombardoi me artileri toka bujqësore pranë Koyas dhe Abidinit, në perëndim të Daraas, gjatë natës mes së hënës dhe së martës.

Agjencia siriane e lajmeve SANA raportoi se një helikopter izraelit qëlloi gjithashtu me mitralozë të rëndë ndaj një shtëpie në Koya, duke i vënë flakën dhe duke detyruar banorët të largoheshin.

Sulmet pasuan një bastisje izraelite në Maariya, aty pranë, të hënën në mbrëmje, gjatë së cilës trupat kontrolluan shtëpi, rrahën një banor dhe i shkatërruan makinën, tha agjencia.

Që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024, Izraeli ka zgjeruar praninë e tij ushtarake në zonën tampon mes Sirisë dhe Lartësive të pushtuara të Golanit dhe ka përparuar në pjesë të Sirisë jugore, pavarësisht Marrëveshjes së vitit 1974 për Ndarjen e Forcave.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë