Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon aktivitete për prezantimin e arteve tradicionale turke

Aktivitete të ngjashme janë planifikuar të zhvillohen edhe në qytetin e Shkodrës në datat 10-11 shkurt.

By
Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon aktivitete për prezantimin e arteve tradicionale turke / AA

Instituti "Yunus Emre" - Tiranë, në bashkëpunim me institucione arsimore ka organizuar aktivitete me moton "Türkiye Frymëzuese", kushtuar prezantimit dhe zbatimit praktik të arteve tradicionale turke Ebru, Kat'ı, Miniaturë dhe Tezhip.

Gjatë ditës së sotme artet në fjalë janë prezantuar në Tiranë, në Gjimnazin e Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" dhe Shkollën Jopublike "Hafiz Ibrahim Dalliu".

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, në një deklaratë për Anadolu gjatë aktivitetin në Shkollën "Hafiz Ibrahim Dalliu" tha se pas Tiranës do të vazhdojnë aktivitetet edhe në Shkodër, ku do të prezantohen artet tradicionale turke.

"Këto janë disa arte tradicionale që u mundësojnë studentëve që ata edhe të praktikojnë edhe të shikojnë në mënyrë demonstruese sesi zhvillohen. 

Dua të falënderoj shkollat që na hapën dyert për të zhvilluar këtë aktivitet dhe pedagoget që janë profesioniste në këtë fushë që erdhën nga Türkiye për këto arte tradicionale", theksoi Sakoglu.

Punëtoritë drejtohen nga Dr. Songül Ergün, Dr. Selda Kavas Afacan, Dr. Gülseren Toy dhe Doc. Dr. Mesude Hülya Doğru, pedagoge dhe artiste të njohura të arteve tradicionale turke.

Aktivitete të ngjashme janë planifikuar të zhvillohen edhe në qytetin e Shkodrës në datat 10-11 shkurt.

Sipas institutit, veprimtaria synon prezantimin e trashëgimisë kulturore turke përmes përvojës praktike artistike dhe rritjen e ndërgjegjësimit kulturor tek të rinjtë.