Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Mickoski shkroi në rrjetet sociale se në takim kanë diskutuar për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
"Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal mund të kontribuojmë në stabilitet më të madh, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit", deklaroi Mickoski.
Haxhiu, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është takuar edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe homologun e saj, Afrim Gashi.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















