| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, 45 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit
Në shumicën e zonave ku po kryhen ndërhyrjet e autoriteteve shqiptare aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Shqipëri, 45 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit
Shqipëri, nga 27 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit, pesë vijojnë të jenë aktive

Në Shqipëri janë raportuar 45 vatra zjarri në 24 orët e fundit, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe një është në monitorim, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes informoi se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore ndërsa aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në shumicën e zonave ku po kryhen ndërhyrjet e autoriteteve shqiptare aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe zonave të banuara, si dhe izolimin dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kosovë, arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Maqedoni e Veriut: Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur mbush 25 vite
Shpallet epidemi e etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, shënohet viktima e parë
Kosovë, dy parti opozitare kërkojnë vazhdimin e seancës në Kuvend
Kryeministri Rama: Fakti që Serbia e ka humbur Kosovën është thjesht një fakt
Shqipëri, Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit
Shqipëria në flakë, nëntë vatra aktive
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad
Shqipëria përballet me 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë vatra mbeten aktive