Ushtria izraelite vazhdon shkeljet e saj në Quneitra të Sirisë
Ushtria izraelite hyri dhe ngriti një pikë kontrolli në qytezën Saida al-Hanout në provincën Quneitra në jug të Sirisë.
Ushtria izraelite hyri dhe ngriti një pikë kontrolli në qytezën Saida al-Hanout në provincën Quneitra në jug të Sirisë.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, një njësi prej tre automjetesh të ushtrisë izraelite përparoi në perëndim të Saida al-Hanout dhe vendosi një pikë kontrolli midis fshatit dhe fermës Maghatra.
Edhe dje, ushtria izraelite përparoi në fshatin Samadaniyyah në veri të Quneitra-s dhe vazhdoi përparimin e saj të pandërprerë në zonë drejt Tawl Krum Jabba.
Autoritetet siriane dënuan sulmet, duke thënë se këto veprime të Izraelit shkelën Marrëveshjen e vitit 1974 për Ndarjen e Konfliktit dhe të drejtën ndërkombëtare. Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të paraqesë një qëndrim të vendosur për ndalimin e shkeljeve.